VIDEO/ “Abissnet Superiore”, rikthehet tek fitorja Teuta, Laçi “ringjallet” me trajnerin e Noka

schedule15:54 - 23 Tetor, 2021

schedule 15:54 - 23 Tetor, 2021

Janë mbyllur dy sfidat e ditës së sotme të “Abissnet Superiore”. Skuadra e Teutës dhe skuadra e Laçit kanë arritur të marrin 3 pikë në këtë ndeshje duke dalë fitues nga fusha e blertë.

Pjesa e parë në të dyja ndeshjet është mbyllur në barazime pa gola, dhe është dashur gjysma e pjesës dytë për të parë dhe golat e kësaj javë.

Skuadra e Teutës ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj Egnatias me anë të një penalltie të shndërruar në gol nga Sherif Kallaku.  Regjistrohej minuta e 79 e lojës kur shënohet edhe goli i parë në këtë ndeshje. Më këtë fitore skuadra durrsake arrin në kuotën e 11 pikëve duke marrë përkohësisht vendin e dytë në tabelën e klasifikimit. Rikthehen kështu tek fitorja djemtë e “bregdetit”.

 

Në sfidën tjetër mes Kastriotit dhe Laçit është shënuar edhe fitorja e parë nga skuadra Kurbinase me  Mentor Mazrekajt në minutën 71, duke i dhënë kështu 3 pikët e para kurbinazve.  Me këtë fitore Laçi shkon në kuotën e 5 pikëve. Me ardhjen në stol të Sero Noka është “ringjallur” skuadra kurbinase. Krutanëve iu është anuluar një gol në pjesën e parë të ndeshjes, për pozicion jashtë lojë. /f.a/abcnews.al