Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ ABC futet në Sanatoriumin e Korçës, pacientja me Covid tregon përballjen me virusin

schedule10:43 - 14 Nëntor, 2020

schedule 10:43 - 14 Nëntor, 2020

Shqipëria është duke u përballur me valën e dytë të koronavirusit duke numëruar mesatarisht 400-500 të prekur në ditë. Rrjedhimisht, spitalet janë ngarkuar duke bërë që një pjesë e pacientëve, me simptoma më të lehta të trajtohen paraprakisht në spitalet e rretheve.

Gazetarja e ABC, Ledjona Xheladinaj u fut në Sanatoriumin e Korçës duke raportuar prej andej situatën e të prekurve nga koronavirusi.



Njëra prej të shtruarve tregon për ABC se si zbuloi se ishte me koronavirus, ndërkohë që kishte shkuar tek mjeku me simptoma ftohjeje.

Gruaja rrëfen se u konstatua se kishte koronavirusi prej skanerit, ndërsa shton se është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Aktualisht, në Sanatoriumin e Korcës janë të shtruar 12 pacientë me koronavirus, gjendja e të cilëve është nën kontroll. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!