VIDEO/ 5 vite nga goli më i çuditshëm i shënuar nga një portier

schedule11:14 - 11 Gusht, 2020

schedule 11:14 - 11 Gusht, 2020

Martin Hansen nuk do ta harroje kurrë 11 gushtin e vitit 2015, pasi shënoi golin e parë dhe të vetëm në karrierë. Luan si portier dhe nuk ka asgjë për t’u çuditur për faktin që ka shënuar një gol.

Në fakt mund të krenohet, pasi një gol të tillë do ta kishin zili edhe lojtarë të kalibrit botëror. Portieri danez, tashmë 30 vjeç dhe pjesë e Hanover, luante asokohe në Holandë me ADO Den Haag.

Ishin minutat shtesë dhe ai doli në sulm, kur po ekzekutohej një goditje këndi. Topi shkoi drejt tij dhe me një lëvizje që me siguri ai as sot nuk mund ta shpjegojë, ia doli të shënonte në portën e PSV dhe ta barazonte ndeshjen në 2-2.

Klubi holandez nuk e harron atë gol, madje e ka postuar në faqen zyrtare në Twitter. /abcnews.al