VIDEO/ 392 ditë për të shënuar në La Liga, Eden Hazard rikthehet me një perlë

schedule14:41 - 31 Tetor, 2020

schedule 14:41 - 31 Tetor, 2020

Eden Hazard më në fund ka shënuar me fanellën e Real Madrid. Sulmuesi ndëshkoi skuadrën e Huesca në minutën e 40-të të takimit, me një goditje të fortë nga distanca.

Belgu, i cili më shumë kishte mbetur në infermieri, për herë të parë dhe të fundit me spanjollët kishte realizuar në kampionat 392 ditë më parë.

Hazard kishte shënuar më datë 5 tetor kundër Granada, në një ndeshje që mbyllej me rezultatin 4-2 në favor të Real Madrid.

Për t’u kthyer te ndeshja e sotme, kampionët e Spanjës në minutën e 45-të shënuan edhe golin e dytë përmes sulmuesit Karim Benzema. /abcnews.al