Mauro Icardi e ka nisur aventurën e tij te PSG në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi argjentinas u transferua nga ekipi i Interit këtë verë, në huazim me opsion blerje. Ardhja e Lukakut në San Siro ishte një mesazh i qartë për Icardin, i cili zgjodhi të nënshkruajë me PSG-në.
Deri më tani, duket se Icardi ka bërë zgjedhjen e duhur, pasi në 11 sfida që ka luajtur me kampionët e Francës, ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar 2 herë për shokët e tij të skuadrës. Çka e bën edhe më impresionues këtë rekord, është fakti se Icardi ka startuar si titullar vetëm 8 sfida. Goleador i lindur!/abcnews.al
1️⃣1️⃣ games
8️⃣ starts
9️⃣ goals
2️⃣ assistsMauro Icardi’s start to life in France has been special ? pic.twitter.com/af6teNnFNs
— Goal (@goal) December 24, 2019