VIDEO / “1000 euro në muaj për stafin mjekësor”, çfarë premtoi Rama në mbledhjen e qeverisë

schedule10:04 - 7 Prill, 2020

schedule 10:04 - 7 Prill, 2020

“Sot ne kemi vendosur se për të gjithë personelin mjekësor, mjek dhe infermierë, sanitarë dhe shoferë, të angazhuar në sistemin e vijës së parë, në luftën frontale me koronavirusin, do ti paguajmë 1000 euro + në muaj, deri në mbarimin e epidemisë” deklaroi Kryeministri Rama në mbledhjen e qeverisë, që kjo e fundit mbajti, sapo u shfaqën rastet e para me koronavirus në Shqipëri.

Por Infermierët dhe stafi mjekësor në Spitalin Rajonal të Lezhës duket se kanë nxjerrë zbuluar qeverinë apo ndoshta struktura të tjera.

Sot në mëngjes stafi mjekësor i Spitalit Rajonal në Lezhë ka protestuar duke njoftuar mediat se nuk kanë marrë 1000 euro në muaj ashtu si u është premtuar, por vetëm 5 mijë lek të reja.

VIDEO / Çfarë deklaroi kryeministri Rama?

“Është një përfaqësi e urgjencës, gjithë stafi, jemi njohur më parë për vendimin e qeverisë në lidhje me shpërblimin që ka premtuar prej 1000 eurosh. Por dje jemi kemi mësuar nga Drejtoria e Spitalit se janë akorduar 5 mijë lek të reja për stafin mjekësor”, thotë Përfaqësuesi i mjekëve dhe infermierëve në Spitalin Rajonal të Lezhës Rigels Cokaj.

Mirëpo kryeministri në këtë mbledhje qeverie ka përcaktuar shifrën që do të merrnin realisht mjekët dhe infermierët, dhe se sa do të shpërbleheshin sanitarët dhe shoferët.

“Pra do ti paguajmë 1000 euro plus në muaj deri në mbarimin e epidemisë, mjekët dhe infermierët. Ndërsa sanitaret dhe shoferët me 500 euro”, deklaroi kryeministri.

Kjo deklaratë e Kryeministrit nuk dihet si është zbatuar më tej nga strukturat e tjera.

“Jemi njoftuar nga drejtoria e spitalit që kështu ka ardhur shkresa nga Ministria, të paktën kështu kemi informacione”, thonë për mediat stafi mjekësor i këtij spitali.

Sakaq kryeministri Rama i sfidoi të gjithë duke i mëshuar fort faktit se ai i mban premtimet.

“Dhe duke ju thënë se unë jam i pari që për të lidhur fjalët me veprat pavarësisht se nuk më kontrolloni ju…”, deklaroi ai.

Duket e paqartë në fakt çfarë ka ndodhur me mjekët dhe infermierët e këtij spitali, duke mos patur ende asnjë reagim zyrtar në lidhje me këtë çështje.

Ndërkohë që qeveria është treguar “dorëlëshuar”, dhe ka dërguar staf mjekësor nga Shqipëria në ndihmë të miqve Italianë, të cilët shteti shqiptar do i paguajë me nga 3000 euro.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!