Vetingu në politikë/ Patozi: Lojë politike e të dyja palëve

schedule20:59 - 28 Shtator, 2018

schedule 20:59 - 28 Shtator, 2018

I shprehur pro vetingut në politikë, ish- kreu i grupit demokrat Astrit Patozi e sheh me dyshim dhe si një lojë politike të të dyja palëve këtë çështje.

Nano: Nuk më bind me lëvizjet që bën. Është lëvizje e gabuar, vetingu i politikës apo je kundër?

Patozi: Unë aty jam pro, por është hipokrite e gjitha, u faktua që është lojë politike e të dyja palëve, të dyja palët nuk e duan vetingun në politikë dhe po përpiqen ta ngecin në derë tjetrit. Çdo lloj vetingu e çon jashtë gardhit, është Basha dhe po aq dhe Rama, vetting normal jo të përciptë, kjo e biznesit është me keq. E para provoje që koncensionet janë korruptive. Por s’mund t’i përgjithësosh. Ç’lidhje ka biznesmeni, pse nuk merresh me politikanin po nxjerr emrat e ketyre. Nuk e duan nuk kanë për ta bërë është teatër e gjitha. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!