Vetëvendosje e LDK firmosin të martën marrëveshjen për formimin e Qeverisë së re

schedule16:52 - 8 Nëntor, 2019

schedule 16:52 - 8 Nëntor, 2019

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do ta nënshkruajnë marrëveshjen për formimin e Qeverisë së re.

Lajmi është publikuar nga mediat e Kosovës, sipas të cilave kjo marrëveshje po arrihet pas gjashtë takimeve që kanë ndodhur deri tani mes grupeve punues të të dyja partive. Takimet e radhës, u njoftuan se do të jenë në nivel liderësh.

Deri tani, dihet se Qeveria e re do të ketë gjithsej 12 ministri, ende nuk dihen saktë se si do të jetë ndarja e ministrive mes dy partive, e as emrat konkretë/. /abcnews.al