Vetëvendosja në Shqipëri, Feraj: Bashkimi kombëtar, i mundshëm

schedule21:30 - 7 Maj, 2019

schedule 21:30 - 7 Maj, 2019

Prej rreth një muaji, Lëvizja Vetëvendosja është regjistruar edhe në Tiranë. Anëtari i bordit të saj në kryeqytet, Hysamedin Feraj ishte i ftuar në emisionin “Provokacija”, ku tregoi se çfarë është Lëvizja Vetëvendosja.

“Vetëvendosja ka qenë e pranishme në Shqipëri. Por e reja është se tani është regjistruar zyrtarisht në formën e një OJF-je për të pasur një veprimtari më të organizuar. Vetëvendoja është lëvizje shumë e gjerë. Është lëvizje kulturore dhe një lëvizje e gjerë filozofike emancipuese në mesin e shqiptarëve”, tha Feraj.

Një nga kauzat e Lëvizjes është edhe bashkimi kombëtar. Për Ferajn kjo gjë është shumë e mundshme.

“Unë e kam menduar gjithmonë të mundshme sepse gjithmonë ka qenë e mundshme. E mundshme çka vullneti njerëzor vendos ta bëjë realitet. Nëse niset nga pikëpamja që është e mundshme, është. Nëse nisesh nga pikëpamja që nuk është e mundshme nuk është. Territoret e pushtuara dhunshëm nuk i takojnë pushtuesit. Kjo është arsyeja pse Serbia e ka mbajtur një kohë të gjatë Kosovën me idenë se e kishte pushtuar në luftërat ballkanike”, tha Feraj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!