Liga Profesioniste e Futbollit zhvillon prej orës 11:00 një takim, ndërkohë që në këtë mbledhje Kukësi nuk përfaqësohet me Nderim Nexhipin si zakonisht.
Arsen Selmanaj, juristi i klubit, është ai që ka mbërritur na ambientet e stadiumit “Air Albania” dhe do të jetë në takim me përfaqësuesit e klubeve të tjera të Superiores.
Kjo konfirmon në njëfarë mënyre edhe largimin e drejtorit sportiv Nexhipi. Gjithsesi duhet pritur një komunikatë e klubit të Kukësit për ta bërë zyrtare këtë lëvizje, apo qoftë edhe ndonjë qëndrim të vetë ish-fantazistit. /abcnews.al