Vetëm 2 ditë para zgjedhjeve, Berlusconi heq dorë nga gara për presidencën e Italisë

schedule10:15 - 23 Janar, 2022

schedule 10:15 - 23 Janar, 2022

Vetëm dy ditë para zgjedhjeve Silvio Berlusconi ka hequr dorë nga gara për president të Italisë.

Mediat italiane bëjnë me dije se ai ka bërë një hap pas, në emër të kërkimit të unitetit të vendit. Përmes një letre që ai u ka dërguar ka marrë dhe vendimin për tu tërhequr nga gara e tij.

Italia sot ka nevojë për unitet, përtej dallimit mazhorancë-opozitë, rreth përpjekjes për të luftuar urgjencën shumë të rëndë shëndetësore, për të nxjerrë vendin nga kriza.Vendosa të bëj një hap tjetër në rrugën e përgjegjësisë kombëtare, duke u kërkuar atyre që e kanë propozuar të heqin dorë nga përcaktimi i emrit tim për Presidencën e Republikës.

Do të vazhdoj t’i shërbej vendit tim në një mënyrë tjetër, siç kam bërë kohët e fundit. Vite, si lider politik dhe si deputet evropian, duke shmangur që mbi emrin tim të konsumohen polemika apo çarje që nuk mund të gjejnë justifikime që kombi nuk mund t’i përballojë sot”, ka thënë Berlusconi.

Ndërkohë që kujtojmë se me 24 janar në Itali do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të shtetit./abcnews.al