Veseli: Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, sukses historik i shqiptarëve

schedule13:50 - 16 Korrik, 2020

schedule 13:50 - 16 Korrik, 2020

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli ka mirëpritur rezultatin zgjedhor që kanë pasur partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Veseli tha se ky është një sukses historik për shqiptarët ndërsa shtoi se është tregues i qartë se angazhimi politik sjell rezultatin e merituar.

Veseli deklaroi:

“Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut tregojnë për një sukses historik të shqiptarëve. Është tregues i qartë se angazhimi politik dhe dalja masive në zgjedhje sjell rezultatin e merituar.” /abcnews.al/