Veprime të turpshme me të miturën, nën hetim i riu në Fushë Krujë. Babai i vajzës e dhunon: Do të vras

schedule14:52 - 18 Maj, 2022

schedule 14:52 - 18 Maj, 2022

Fushë Krujë – Një 19-vjeçar është vënë nën hetim nga policia pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një vajze të miture në Halilaj të Fushë Krujës.

Nën hetim mësohet se është vënë Sh. A., 19 vjeç, ndërsa po ashtu  është proceduar penalisht edhe babi i së miturës, shtetasi R. Gj., 57 vjeç, pasi ka kanosur dhe goditur shtetasin Sh. A.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan në gjendje të lirë shtetasin Sh. A., 19 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur. Gjithashtu është proceduar penalisht edhe babi i së miturës, shtetasi R. Gj., 57 vjeç, pasi ka kanosur dhe goditur shtetasin Sh. A.

/abcnews.al/