Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

“Vendoset loto mbi kampionatin”, akuza të rënda për volejbollin shqiptar

schedule10:58 - 2 Maj, 2020

schedule 10:58 - 2 Maj, 2020

Federata Shqiptare e Volejbollit ende nuk ka marrë një vendim për fatet e këtij sezoni, pasi nuk ka akoma një datë se kur mund të risinin stërvitjet. Janë autoritetet ato që vendosin, ndërkohë që Sekretari i përgjithshëm i FSHV, Albens Vokopola, ka bërë me dija disa ditë më parë se nëse kampionatet nuk mbyllen, atëherë renditja aktuale mbetet në fuqi. Plani është që të bëhet ndeshje “play-off”, me katër ekipet e parë. Formula do të përcaktohet në varësi të kohës që do të kenë në dispozicion.

Vokopola thekson se nuk do të ketë ekipe të shpallura kampion, me arsyetimin se nuk e kanë kryer të gjithë garën. Sa i takon femrave, ai shton: “Te femrat, ekipi i parë në A2 ngjitet në A1, kurse ekipi i fundit bie. Nuk do ketë ndeshje ‘play-out’. Sezoni i ardhshëm do vijojë me 8 ekipe. Kurse te meshkujt do vijojë me nëntë ekipe”.

Deklarata e Vokopolës ka sjellë një reagim të ashpër, madje me akuza të shumta. Renato Kasa, trajneri i moshave të Elbasanit, është treguar i papërmbajtshëm në një postim të bërë në llogarinë e tij në “Facebook”. Ai shkon deri aty sa akuzon edhe për loto.



“FSHV-ja bën estradë. Me sa inat e ndoqa dje një deklarate skandaloze të atij zotërisë që drejton aty, e tmerrshme. Se pari artikulim i dobët me “aaa” “eee” “uuu” dhe së dyti kanë marrë vendime skandaloze. Unë e kam personale me zotërinë në fjalë që në kohën që shkeli në ato zyra.

Totalisht arrogant. *Ka ngritur një kupole arrogantesh që drejtojnë *Ka mbytur në gjoba këdo që kundërshton *Ka muaj që nuk paguan arbitrat *Ka shpërbërë shumë ekipe moshash dhe s’ia ka ndjerë fare *Ka dëmtuar rregulloren dhe lojën e volejbollit me rregulla si ai i vjetshmi mbi pasuesit që sot e ka hequr, por gjobën time ende jo.

*Ka krijuar një grup servilësh me trajnerë pijanecë e kantundarë votash partie, dhe së fundmi, e paprecedent, ka marrë një vendim personal mbi fatet e këtij sezoni. Për të qenë më i qartë, po ju shpjegoj: Nëse kampionati mbyllet dhe asnjë ekip nuk shpallet kampion, atëherë asnjë ekip nuk bie nga kategoria.

Në Shqipëri ndodh që A1 i femrave nuk do ketë ekip kampion, por A2 po. Domethënë Apolonia duhet të bjerë. Arsyeja?? E shpjegoj sërish. Këto vitet e fundit në Shqipëri, me kampionatin e volejbollit vendoset loto. Dhe i leverdis ndokujt që Apolonia të bjerë me hir a me pahir, për t’i lehtësuar punën.

Në fillim me vendim asambleje do binin 3 EKIPE. U SHKEL VENDIMI. TANI PO SHKELET SËRISHT PËR HERE TË DYTË. KJO ËSHTË ESTRADË. Në fund të kësaj them me veten. Sa mirë që nuk jap më asnjë kontribut aty. Vitet e fundit pashë trajnerë kombëtaresh moshash që ishin ose katundare votash, ose pijanecë qoftesh ose miqtë e filanit.

Pashe interesin për të degjeneruar sportin dhe për të patur nga një të besuar në çdo qytet, sepse kjo ishte mënyra për të patur nën kontroll situatën. Mua s’më deshën kurrë sepse unë i rashë kokës, por ma qëndisën mirë vendin me gjoba me miliona lekë.

Unë pres çdo gabim minimal për t’ia bërë qimen tra dhe për t’i treguar vendin këtyre llotaxhinjve që degjeneruan volejbollin shqiptar. Nuk jam aq i vogël sa mendoni dhe më e keqja është se nuk jam as frikacak. Aq më tepër që më keni mohuar edhe titullin e trajnerit që ju kam kërkuar.

Ato llumat e qytetit tim që pata kundër i shkela me këmbë për nja 5 vjet dhe e bëra ligjin si desha. As gëk as mëk.  Tani do merrem me ty, fundja kohe karantine është”, shkruan Renato Kasa. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!