TIRANË – Krahas propozimeve për ndryshime ligjore në kuadër të luftës ndaj korrupsionit, deputetja e PD Jorida Tabaku komentoi në një lidhje të drejtpërdrejtë për ABC edhe situatën brenda demokratëve. Tabaku u shpreh se preferon t’i flaës njerëzve, të cilët në këndvështrimin e saj janë të dëshpëruar ndërsa shohin demokratët të konfliktohen mes tyre.
“Jam përpjekur të them mendimin tim pa cënuar askënd. Unë e kam një qëndrim e di kush është rruga për PD. Preferoj t’i flas njerëzve janë të dëshpëruar kur na shohin që zihemi. Dalja me një kandidat do të bëjë të mundur që të mos kemi një copëzim. Kemi 60 bashki të drejtuara sot nga PS. Kush do që do të mirën e PD të mendojë daljen me kandidat të përbashkët.
Nuk kam asnjë dilemë për pozicionin që kam patur. Jam pjesë e grupit PD që drejtohet nga Alibeaj Nuk i hyj diskutimit si u zhvilluan primaret. Edhe sot ka mekanizma për të parë cili mund të jetë kandidati më i mirë, mund të bëhen sondazhe. Besoj se nëse ka vullnet politik cdo gjë zgjidhet.” u shpreh Tabaku./abcnews.al