Vendimi për ish-Ministrin Tahiri, mediat e huaja jehonë ngjarjes

schedule11:18 - 20 Shtator, 2019

schedule 11:18 - 20 Shtator, 2019

Mediat e huaja kanë pasqyruar gjerësisht vendimin e Gjykatës për Krime të Rënda në Tiranë pas dënimit me 5 vite burg për ish-Ministrin e Brendshëm Tahiri, i cili u shpall fajtor për shpërdorim detyre.

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u shpall fajtor për shpërdorim detyre dhe u dënua me 3 vjet shërbim prove, ndërsa 3 akuzat e tjera ndaj tij u rrëzuan. Mediat e huaja i kanë kushtuar një hapësirë të gjerë lajmit.

Agjencia e Lajmeve Reuters shkruan ndër të tjera se: “Një gjykatë shqiptare e shpalli fajtor ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri të enjten për shpërdorim detyre, por të pafajshëm për trafik droge, dhe e dënoi atë me tre vjet shërbim provë. Prokurorët kërkonin që Tahiri, dikur një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit Edi Rama, të burgosej për 12 vjet me akuzën e korrupsionit, trafikut të drogës dhe të qenurit pjesë e një grupi kriminal, një rast që ka tronditur administratën e majtë”.

Në Italinë fqinje agjencia e lajmeve Ansa e nis lajmin me një përshkrim të postit të Tahirit: “Ish-ministër në kabinetin e kryeministrit socialist të Edi Ramës, në detyrë deri në marsin e kaluar 2017, Tahiri përfundoi në gjyq pas hetimeve të kryera në Itali, hetime që çuan, në tetor të po këtij viti, në shkatërrimin e një organizatë kriminale e përbërë nga italianë dhe shqiptarë, disa të afërm të ish-ministrit, që merreshin me trafikimin ndërkombëtar të drogës dhe armëve. Tahiri tashmë ka njoftuar se do të apelojë vendimin”.

Ndërsa Euronews përdor një “background” duke kujtuar se ligjvënësit socialistë në pushtet refuzuan thirrjet për të hequr imunitetin e Saimir Tahirit vitin e kaluar dhe për t’ja dorëzuar drejtësisë, por ai hoqi dorë vetë nga mandati i deputetit në muajin maj, pasi shtetet e BE kërkuan nga Tirana që të luftonte seriozisht korrupsionin nëse dëshironte të anëtarësohej ne BE.

Një nga yjet në ngjitje të Partisë Socialiste kur u emërua ministër i Brendshëm në vitin 2013, kur ishte vetëm 34 vjeç, Tahiri filloi modernizimin e forcës policore dhe i dha fund prodhimit në shkallë industriale të kanabisit në Lazarat në fillim të vitit 2014.

 “Gjykata i jep ish-ministrit të Brendshëm një dënim me burg të pezulluar për shpërdorim detyre, por e konsideron atë jo fajtor për akuzat më të rënda për trafik droge, në një aktgjykim që partia kryesore e opozitës e quajti “të turpshëm”– shkruan BalkanInsight. /ABC news Al;bania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!