Vendimi i Qeverisë së Malit të Zi: Manastiri i Cetinjes në duart e shtetit,nuk ka tjetërsim

schedule14:43 - 14 Shtator, 2021

schedule 14:43 - 14 Shtator, 2021

Qeveria e Malit të Zi këtë të martë ka urdhëruar Administratën për Kadastër dhe Pronë Shtetërore që të zbatojë vendimin e marrë në vitin 2005 pa vonesë dhe Manastiri i Cetinjes të futet në listën e pasurive të paluajtshme shtetërore.

Sipas mediave të huaja, Qeveria e Malit të Zi mori një vendim të tillë një ditë para seancës së Asamblesë së Kryeqytetit të Cetinjes, në të cilën është planifikuar të diskutohet nisma e qytetarëve për “kthimin e manastirit në duart e Kishës Ortodokse Malazeze”.

Administrata për Kadastër dhe Pronën Shtetërore ka vepruar tashmë sipas vendimit të Qeverisë dhe ka regjistruar ndalimin e tjetërsimit në të gjitha ndërtesat dhe parcelat e përdorura nga manastiri.

Ndryshe, bëhet fjalë për manastirin në të cilin, në një situatë të tensionuar, është mbajtur ceremonia e shugurimit të Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

Paraprakisht, më 4 dhe 5 shtator protestuesit kishin kundërshtuar mbajtjen e kësaj ceremonie në qytetin e Cetinjes. Ata dolën në rrugë dhe vendosën barrikada në hyrje të qytetit për të penguar arritjen e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe nga Podgorica në Cetinje.

Por, Porfirije dhe Joanikije u transportuan me helikopter deri në Manastirin e Cetinjës./abcnews.al