Vendimi i qeverisë për qiratë, reagon Rama pas akuzave: PD-ja është lëshuar siç di vetë

schedule18:45 - 2 Prill, 2020

schedule 18:45 - 2 Prill, 2020

Kryeministri Rama ka reaguar pas deklaratës së Partisë Demokratike e cila akuzoi kryeministrin se nisma për të ndaluar pagesën e qirasë nga qiramarrësit të bizneseve të mbyllura, do të nxisë konflikt social mes shqiptarëve.

Rama shkruan se akti normativ po bëhet gati dhe se do të shpjegojë sonte në mbrëmje më tepër në lidhje me këtë akt.

Postimi i plotë:

? Ndërkohë që kam publikuar parimin e nismës së Aktit Normativ mbi pagesat e qerave të të dëmtuarve rëndë nga lufta që kanë humbur momentalisht aftësinë paguese dhe janë nën lloj-lloj presionesh, deri edhe të rënda nga qeradhënës të caktuar, shoh që ende pa dalë akti PD-ja është lëshuar siç di vetë kur prek majën e dëshpërimit!

? Sa gjynah që janë, nuk e gjej dot pse Zoti nuk ua ushqen fare vajin e kandilit të trurit as në këtë kohë të errët, po nuk kemi ç’bëjmë!

? Akti Normativ po bëhet gati, e meqë sonte kisha konfirmuar praninë në studion e ?PINIONIT, do të kem mundësinë t’ju shpjegoj edhe qeramarrësve më hallexhinj, edhe qeradhënësve në hallin e tyre, edhe të gjithë të tjerëve me hallet përkatëse të kohës që jetojmë, se sa i drejtë është ky Akt Normativ, me ligj e me zakon, e se sa e fajshme është në mes të luftës kjo kundërvënie e verbër e një çete vulëhumburish (pa din, pa iman e pa asnjë hall tjetër veç ëndrrës së tyre në beze), ndaj njerëzve më në hall të kësaj lufte!./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!