Ka mbërritur në Turqi, skuadra e kërkim-shpëtimit dhe ndihmës shëndetësore e dërguar nga shteti shqiptar.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama me një foto të postuar në rrjetin e tij social “facebook”.
Skuadra përbëhet nga një personal prej 52 personash, të cilët do t’i bashkohet ekipeve nga e mbarë bota që i kanë ardhur në ndihmë Turqisë në momente kaq të vështira.
Kujtojmë që numri viktimave në Turqi dhe Siri momentalisht është mbi 5 mijë, ndërsa pritet të rritet ndjeshëm në orët në vazhdim.
Rajonin juglindor i Turqisë është përfshirë edhe nga një mot i acartë, i cili e bën edhe më të vështirë punën e ekipeve të kërkim-shpëtimit.r.t/abcnews.al