Vendet perëndimore heshtin për fitoren e Vladimir Putin

schedule10:24 - 19 Mars, 2018

schedule 10:24 - 19 Mars, 2018

Liderët botëror kanë përgëzuar Vladimir Putin në rizgjedhjen e tij për një mandat të ri 6-vjeçar si President i Rusisë. Por deri më tani, liderët e vendeve perëndimore nuk kanë komentuar dhe reaguar për fitoren e tij. Presidenti i Kinës, Xi Jinping, tha se partneriteti i vendit të tij me Rusinë është “në nivelet më të mira në histori”.

Liderët e Kazakistanit, Bjellorusisë, Venezuelës, Bolivisë dhe Kubës ishin mes atyre që dërguan urimet për shefin e Kremlinit. Por asnjë drejtues perëndimor nuk ka bërë ndonjë koment. Tensionet me perëndimin janë thelluar në javët e fundit pas helmimit të një ish-spiuni në Britani, për të cilën, Londra fajëson Moskën.

Për këtë ngjarje, kryeministrja, Theresa May, ka dëbuar 23 diplomatë rusë nga vendi, duke shkaktuar dhe një reagim të ngjashëm nga Kremlini. Gjithashtu edhe SHBA ka vendosur sanksione kohëve të fundit kundër disa shtetasve të Rusisë lidhur me ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të 2016-s.

Putin arriti të triumfojë me më shumë se 76% të votave, sipas rezultateve zyrtare. Ai njoftoi se po konsideron ndryshime në qeverinë e tij, përfshirë postin e kryeministrit. Ish-presidenti, Dimitry Medvedev, ka mbajtur këtë detyrë që në vitin 2012, kur ndryshoi postet me Putin, i cili ka udhëhequr vendin si President dhe si Kryeministër që prej 1999.

Lideri i opozitës, Alexei Navalny, nuk është lejuar të garojë për shkak të një dënimi për përvetësim fondesh. Në një reagim, ai njofton se nuk mund ta përmbajë zemërimin e tij për një process zgjedhor të falsifikuar./abcnews.al