Vendasit kërkojnë “surprizën” edhe në Kupë, publikohen formacionet e sfidës Stuttgart-Borussia Dortmund

schedule20:26 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 20:26 - 6 Dhjetor, 2023

Në orën 20:45, në “MHPArena”, vendasit e Stuttgart do të presin “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, në përballjen e vlefshme, për fazën e 1/8-ve, të Kupës së Gjermanisë, DFB Pokal, ku padyshim vendasit do të tentojnë “surprizën” e madhe.

Për këtë përballje decizive, tekniku i vendasve, Sebastian Hoeness i ka vendosur në fushë djemtë e tij, me formacionin 4-4-2, ku në portë është vendosur Nubel, e para tij në mbrojtje Moittelstadt, Zagadou, Anton e Vagnoman. Në krahët e mesfushës janë Fuhrich e Millot, me qendrën që mbulohet nga Stiller e Karazor, ndërsa në sulm janë vendosur “bomberi” gjerman, Deniz Undav dhe “sensacioni” i momentit, në Bundesliga, Serhou Guirassy.

Në krahun tjetër, tekniku, Edin Terzic i ka pozicionuar në fushë “verdhezinjtë”, me formulën, 3-4-3, ku në portë është “helveti”, Kobel e para tij në mbrojtje Emre Can, Mats Hummels e Nico Schlotterbeck. Në krahët e mesfushës janë Wolf e Ryerson, ndërsa qendrën e plotësojnë Sabitzer e Ozcan. Ndërkaq, “tridenti” i sulmit plotëohet nga Adeyemi, Moukoko e Bynoe-Gittens. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: