Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vëmendja më e madhe në Shkodër e Laç, tre finale të Superiores luhen sot

schedule08:14 - 3 Maj, 2021

schedule 08:14 - 3 Maj, 2021

Superiorja luajti dje dy ndeshje të javës së 31-të, teksa ditën e sotme zhvillohen edhe tre duelet e mbetura. Gjithçka nis në Laç në orën 15:00, aty ku vendasit presin Kukësin, në atë që mund të quhet padyshim një derbi, edhe pse nuk luhet me tifozë dhe nuk është tensioni i zakonshëm.

Ndërkohë Partizani udhëton drejt Elbasanit për të luajtur si pritës ndaj Apolonisë. Fierakët thuajse i kanë humbur të gjitha objektivat, por kanë treguar se dinë të marrin rezultate pozitive edhe ndaj ekipeve të forta në letër. Ndeshja luhet në 18:00.

Në të njëjtën orë Luhet ndeshja më e fortë e kësaj jave. Vllaznia përballet me Teutën në “Loro Boriçi” në një ndeshje që do tregojë shumë mbi fatet e sezonit për të dy skuadrat. Humbja e njërës prej këtyre dy ekipeve do i ndërronte emrat kryesues në renditje. /abcnews.al

Kategoria Superiore
Java 31, 3 maj 2021
Ora 15:00 | Laçi-Kukësi
Ora 18:00 | Vllaznia-Teuta
Ora 18:00 | Partizani-Apolonia

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!