Veliaj dhe UKT inspektim punimesh në rrugën e “Kavajës”

schedule13:56 - 18 Gusht, 2018

schedule 13:56 - 18 Gusht, 2018

Kryetari i Bashkisë Tiranë Erjon veliaj dhe ai i ujësjellës Kanalizimeve, Redi Molla, kanë inspektuar punimet e nisura për zëvendësimin e rrjetit të ujit për njësinë 7 në Rrugën e Kavajës. Sipas Veliajt, kjo do të përmirsojë shpërbdarjen dhe cilësinë e ujit, si dhe do të rrisë presionin për katet e sipërme të pallateve.

Bashkia e Tiranës dhe UKT ka nisur shtrimin e një linje të re përgjatë Rrugës së “Kavajës”, ç’ka pritet të sjellë një shpërndarje më të mirë në rrjetin e ujësjellësit, si dhe ujë më cilësor për banorët e kësaj njësie. Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë inspektimit e quajti investimin si shpërblim për një nga lagjet më korrekte në pagesën e ujit.

“E gjithë zona e Njësisë 7 ka rreth 28 mijë banorë, të cilët përfitojnë nga ky rrjet i ri ujësjellësi. Është një nga njësitë model dhe më shembullore me mbi 95% në pagesat e ujit, do të thotë që do të marrin mbi 95% të investimeve të zonës. Besoj se shpërblimi me punë i atyre që janë të rregullt ne pagimin e këtij malli të çmuar, si uji, është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe është fabula e bashkisë sonë”.

Rrjeti i ri zëvendëson rrjetin e vjetër, duke mundësuar ujë në mënyrë të rrjedhshme edhe për katet më të larta të pallateve, si shpjegon dhe kreu i Ujëzjellës kanalizimeve, Redi Molla.

“Është zëvendësimi i tubit të gizës që rrit presionin, nga 1.5 e çon në çdo kat, pra presioni i ujit mund të arrijë deri në kat të pestë apo të gjashtë të çdo pallati të vjetër, pa sistemin e pompimit. Përveç kësaj eliminon edhe të gjitha humbjet e tubit të gizës të amortizuar që është shtruar në vitin ’63, eliminon ndotjet që është një ndër gjërat më të rëndësishme”.

Veliaj thkesoi se puna do të vazhdojë edhe me dy projekte madhore, pjesë e marrëveshjes me BERZH dhe nga të cilat pritet të rritet kapaciteti filtrues në Bovillë dhe do të shtrihet linja e re për zonën e Astirit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!