“Vdiq nëna jote”! Njoftimi i pazakontë i vdekjes për ata që s’mbajnë maska

schedule09:55 - 15 Korrik, 2020

schedule 09:55 - 15 Korrik, 2020

Ashtu si në Shqipëri, situata e koronavirusit në Kosovë është rënduar me lehtësimin e masave. Për këtë arsye, qeveria Hoti njoftoi forcim të disa prej masave. Një nga to është bërja e detyrueshme e përdorimit të maskave në ambientet publike.

Megjithatë, si duket në Prishtinë ka nisur një “fushatë” që duket të jetë sensibilizuese por në fakt  terrorizuese.

Në shtylla janë vendosur disa fletushka, të ngjashme me ato në të cilat shkruhen lajmërimet e vdekjeve, në të cilat është shkruar një mesazh “kërcënues” për ata që nuk i mbajnë maskat.

Në fletushka shkruhet:

“NJOFTIM. Nëna juaj. Fotografia e tyre do të jetë këtu sepse nuk keni veshur maskën tuaj për të shpëtuar vetën dhe të tjerët.”

Nuk dihet ende se kush qëndron pas vendosjes së këtyre njoftimeve aspak të zakonta. /abcnews.al/