Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, konfirmoi vdekjen e tretë nga koronavirusi i ri COVID-19.
Mediat vendase bëjnë me dije se viktima e fundit nga koronavirusi është ish-komandanti i Forcave Tokësore, Aytaç Yalman.
Ministri turk i shëndetsisë ëhstë shprehur se testi i tij (fillimisht) ishte negativ, megjithatë, të afërmit e tij gjithashtu u testuan dhe disa prej tyre rezultuan pozitivë.
“Në një rast të tillë, rezultati i testit mund të jetë negativ në fillim, por ai mund të jetë pozitiv më vonë…Numri i vdekjeve (nga COVID-19) është tre”, tha ai.
I lindur në vitin 1940, Yalman shërbeu si komandant i Forcave Tokësore midis viteve 2000 dhe 2002./abcnews.al