Një 11-vjeçare ka vdekur si pasojë e disa plagëve të shkaktuara nga goditjet me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ndërkohë autoritetet kanë identifikuar viktimën, e cila humbi betejën me jetën në spital.
Sipas mediave britanike, vajza quhet Jasmine Forrester.
Për këtë rast, policia ka arrestuar një 51-vjeçar, i cili është një i afërm i viktimës. Ai dyshohet si personi që ka kryer vrasjen dhe aktualisht po kurohet në spital për një të prerë në dorë.
Policia gjeti në trupin e 11-vjeçares, disa plagë të shkaktuara nga thika, duke përfshirë edhe një dëmtim të rëndë në kokë./abcnews.al