Vdekja e shqiptarit në burg të Francës, flasin familjarët: Ambasadori na tha nuk kemi çfarë të bëjmë

schedule13:20 - 10 Shkurt, 2020

schedule 13:20 - 10 Shkurt, 2020

Familja e Mentor Rexhës ka hapur dyert e mortit. Nëna e tij qan përpara fotos së 36 vjecaroit pasi trupi i tij ende nuk është sjellë pranë familjes.

Familjarët e tij shprehen se Mentori nuk u kishte shprehur asnjë shqetësim gjatë komunikimeve që kishin patur me të.

Siç raporton për abcnews.al gazetari Simon Shkreli, ata ndjehen të lënduar por edhe shumë të shqetësuar ndërsa njoftojnë se nuk ka patur asnjë lloj reagimi edhe nga shteti shqiptar.

Lexo edhe: Sherre, vrasje dhe qeli të mbipopulluara: Brenda “ferrit” ku humbi jetën Mentor Rexha

Ata thonë se kanë komunikuar me ambasadorin tonë në francë Dritan Tola, por nuk kanë mundur të kenë asnjë përgjigje për zgjidhjen e kësaj çështje.

“Ambasadorit ti vijë turp që është vetëm për të zënë vendin, karrigen atje. Na ka thënë që nuk kemi çfarë të bëjmë, kaq ka komunikuar ambasadori ynë. Ne i bëjmë thirrje shtetit që të të bëjë të mundur zgjidhjen e drejtë të cështjes së djalit tonë, të bëhet ekspertiza dhe ne të paktën ta dim ë cila është arsyeja që u mbyt djali i nënës.

Me dorë në zemër i bëjmë thirje shtetit të mos qëndrojnë në heshtje, të bëjnë të mundur sjelljen e trupit të djalit tonë, ta ndihmojnë sadopak këtë familje. Sikur të kjo gjë të kishte ndodhur në ndonjë shtet tjetër do e kishin tundur shtetin, qeveria jonë rri në heshtje”, thotë për ABC News një prej familjarëve të Mentor Rexhës.

Mentor Rexha humbi jetën brenda qelisë së burgut në Francë në 1 shkurt, në rrethana ende të paqarta.

Ata thonë së djali i tyre është dhunuar dhe nuk ka kryer vetëvrasje, siç u kanë deklaruar autoritetet e burgut.

Ata madje kanë vënë në dispozicion edhe foto ku paraqiten shenjat e dhunës në trupin e pajetë të të riut.

/abcnews.al