Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Detaje të reja nga vdekja e 7-vjeçares në Kosovë, dyshohet mbidoza e anestezisë

schedule11:16 - 5 Gusht, 2020

schedule 11:16 - 5 Gusht, 2020

Një 7-vjeçare humbi jetën ditën e djeshme në Kosovë, pas kryerjes së një rezonance magnetike në një klinikë private. Pas përkeqësimit të gjendjes, e mitura është dërguar në QKUK, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.  Dyshohet se vdekja e 7-vjeçares ka ardhur si shkak i mbidozës së anestezisë, ndërkohë që policia ka bërë me dije se rasti në fjalë po hetohet, ndërsa janë marrë në pyetje tre dëshmitarë.

“Prishtinë 04.08.2020 – 10:30. Është raportuar se viktima femër kosovare (e mitur) dyshohet se ka ndërruar jetë gjatë një ekzaminimi. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa tre dëshmitarë meshkuj kosovarë janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Ndërkohë, mjeku i klinikës ku po trajtohej e mitura, Arben Kutllovci, është shprehur se vetë familja e të ndjerës kishte kërkuar që rezonanca magnetike të bëhej me anestezion.



“Zakonisht doza e anestezionit llogaritet në bazë të peshës trupore të pacientit… E keqja është që pacientja ka ndërruar jetë por sa na përket neve, ne jemi krejtësisht të pastër në këtë punë. Janë disa gjëra që garancione 100% nuk të jep askush. Unë këtë paciente e kam trajtuar edhe më herët. Këta edhe më herët kanë ardhur dhe i kanë kryer ekzaminimet. Kësaj radhe kanë kërkuar që të përdoret edhe anestezioni. Anesteziologët kanë ardhur por unë nuk kam qenë fare aty”, deklaroi Arben Kutllovci. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!