Vdekja e 25 vjeçares në Elbasan/ Lirohen mjekët, protestojnë familjarët 

schedule11:48 - 24 Prill, 2019

schedule 11:48 - 24 Prill, 2019

Gjykata e Elbasanit liroi dy mjekët që u arrestuan pas vdekjes së 25-vjeçares Rexhina Debrova. Kardiologu Mehmet Ibaj dhe reanimatori Niko Thana nuk kanë pranuar akuzat për mjekim të pakujdesshëm dhe Gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Dy mjekët e arrestuar për mjekim te pakujdesshëm ndaj 25-vjeçares që humbi jetën gjate lindjes, shkuan në shtëpi.

Gjykata e Elbasanit në drejtimin e Pajtime Fetahut caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” deri në daljen e ekspertizës përfundimtare.

Këtë kërkese paraqiti dhe prokurori Xhelian Seferi, kurse avokatët e kardiologut Mehmet Ibaj dhe reanimatorit Nikollaq Thano ishin më të ashpër.

Ata kërkuan lirimin e menjëhershëm të klientëve të tyre

Seanca u zhvillua në trysninë e familjarëve të të  ndjerës. Para godinës ata protestuan duke mbajtur në duar foshnjën e sapolindur te Rexhina Debrovës. Shumë të irrituar kërkuan burg për mjekët.

Paraprakisht referuar dhe autopsisë, mjekët në Elbasan kanë përcaktuar se shkak i vdekjes se 25 vjeçares ishte “tromboembolia pulmonare”. Por priten rezultatet e ekspertimit mjeko-ligjor për të  mësuar përfundimisht shkakun e vdekjes, çka do të saktësojë nëse mjekët janë fajtorë apo jo./abcnews.al