Vazoja kineze e gjetur në shtëpinë e mbushur me kafshë, shitet për 9 milionë dollarë

schedule17:22 - 13 Korrik, 2020

schedule 17:22 - 13 Korrik, 2020

Një vepër arti e harruar në shtëpinë e një të moshuare kineze, e cila ishte harruar për një kohë të gjatë, e shitur dikur në ankand për vetëm 56 dollarë, është shitur në një ankand për rreth 9 milionë dollarë të shtunën.

Mediat e huaja shkruajnë se vazo e cilësuar si një “kryevepër e humbur”, artifakti i rrallë i shekullit të 18-të kaloi 50 vitet e fundit në një shtëpi të largët në Evropën qendrore të rrethuar nga macet dhe qentë.

Sipas ankandit vazoja jashtëzakonisht e pazakontë u bë posaçërisht për Perandorin Qianlong, i cili sundoi Kinën për më shumë se 60 vjet.

 

Është një mrekulli që kjo vazo jashtëzakonisht e brishtë mbijetoi gjysmë shekulli në një shtëpi të rrethuar nga kafshët shtëpiake të panumërta”, ka thënë kryetari për Azi i Sotheby, Nicolas Choë, në një deklaratë për shtyp para shitjes.

Sotheby’s ia krediton zbulimin këshilltarit të artit me qendër në Amsterdam, Johan Bosch van Rosenthal, i cili gjeti vazon. Gjithsesi, Sotheby’s nuk e ka specifikuar në cilin vend evropian ndodhet shtëpia, ndërsa thuhet se pronari, i cili është në vitet e 80-ta, besohet se e ka trashëguar vazon.

Artikulli i rrallë është në mesin e një numri të objekteve të tjera kineze të rizbuluara për të tërhequr shuma të mëdha në ankand në dekadën e kaluar.

Ndryshe, në vitin 2010, një vazo tjetër nga mbretërimi i Perandorit Qianlong u shit për 68 milionë dollarë që në atë kohë besohej të ishte një rekord botëror për një vepër arti kineze pasi u gjet në një shtëpi në Londër./abcnews.al