Kuvendi ka vazhduar seancën e radhës plenare si çdo të enjte. Por ndryshe nga herët e tjera, ajo nuk është shoqëruar me protesta nga ana e opozitës.
Megjithatë edhe pse jashtë oborrit të Kuvendit nuk ka protestues, policia ka marrë masat e saj. Ndërkohë opozita pritet të vendosë sot për vazhdimësinë e protestave të saj. Mësohet se në mesditë në selinë blu do të mblidhen kryesia e PD dhe grupi i ish-deputetëve.
Sipas një njoftimi, në fokus të kësaj mbledhje do të jenë një vlerësim i situatës politike dhe vijimi i aksionit politik opozitar. Po ashtu është vendosur që në orët e pasdites së sotme të zhvillohet edhe mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së./abcnews.al