Papa Leoni I 14-te ka kritikuar ashpër udhëheqësit botërorë që, sipas tij, shpenzojnë miliarda për luftëra ndërsa bota po “shkatërrohet nga një grusht tiranësh”, ne fjalimin e tij pergjate një vizite në Kamerun. Gjate qendrimit te tij ne rajonin e goditur nga kryengritjet e pergjakshme, ati I Shenjte denoi ata qe sipas tij kane perodur dhe manipuluar vete emrin e zotit per perfitime personale dhe politike.
“Jezusi na tha të bekuar janë paqebërësit, por mjerë ata që manipulojnë fenë në emër të Zotit për përfitimin e tyre ushtarak, ekonomik ose politik, duke e zvarritur atë që është e shenjtë në errësirë dhe ndyrësi. Po, motrat dhe vëllezërit e mi të dashur, ju që keni uri dhe etje për drejtësi, që jeni të varfër, të mëshirshëm, të butë dhe të pastër në zemër, ju qe keni qarë, ju jeni drita e botës.”
Keto deklarata të Papës vijnë disa ditë pas përplasjes së tij të forte publike me Preisdentin Amerikan Donald Trump I cili kishte kritikuar Papa Leonin e 14 në rrjetet sociale për qëndrimet e tij ndaj luftës që Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po kryenin ndaj Iranit. Trump ka publikuar pergjate diteve te fundit foto te gjeneruara me inteligjence artificiale te tij krah Jezu Krishtit.
Papa Leo, i cili vitin e kaluar u bë Papa i parë me origjinë amerikane, ka shprehur më herët shqetësim për kërcënimet që lidhen me luftën në Iran dhe tensionet në Ngushticën e Hormuzit. Ai ka kundërshtuar gjithashtu qasjen e administratës Trump ndaj politikave të emigracionit. Gjatë vizitës në Afrikë, Papa u tha gazetarëve se nuk dëshiron të hyjë në debat me Trump, por do të vazhdojë të promovojë paqen. Në fjalimin e tij në Kamerun, ai kritikoi udhëheqësit që “mbyllin sytë përballë faktit se miliarda dollarë shpenzohen për vdekje dhe shkatërrim, ndërsa mungojnë fondet për shërim, arsim dhe rindërtim”.
“Zotërinjtë e luftës pretendojnë se nuk e dinë se shkatërrimi ndodh në një çast, ndërsa rindërtimi shpesh kërkon një jetë të tërë,” tha ai. Tensionet mes Vatikanit dhe administratës amerikane janë rritur për shkak të qëndrimeve të ndryshme mbi luftën në Iran dhe Lindjen e Mesme. Papa ka dënuar konfliktin si “te tmerrshëm” dhe ka theksuar se feja nuk mund të përdoret për të justifikuar luftën.


