Forcat ruse po vazhdojnë të sulmojnë fabrikën e çelikut Azovstal, ku janë strehuar ushtarët dhe civilët ukrainas, sipas këshilltarit të kryebashkiakut të qytetit, sipas BBC.
Gjatë një bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, Putin këmbënguli se operacioni ushtarak i Rusisë në qytet kishte përfunduar dhe civilët mund të largoheshin nga zona në çdo kohë.
Por këtë mëngjes, Petro Andryushchenko, këshilltari i kryebashkiakut të Mariupolit, tha se nuk ishte arritur asnjë marrëveshje për hapjen e korridoreve humanitare dhe se forcat ruse vazhdonin sulmet.
Hapja e korridoreve humanitare ka dështuar vazhdimisht për shkak të sulmeve të vazhdueshme ruse.
/abcnews.al