Vazhdojnë protestat kundër masave anti-covid, 100 të arrestuar në Kanada

schedule13:31 - 19 Shkurt, 2022

schedule 13:31 - 19 Shkurt, 2022

Policia kanadeze ka arrestuar 100 manifestues në Otava pas tre javësh protestash kundër kufizimeve anti-covid në vend. Dhjetëra mjete, kamionë dhe furgonë janë sekuestruar për të liruar rrugët e bllokuara prej ditësh. Mes të arrestuarve janë dhe katër organizues të protestave.

Kamionistët kundërshtonin vaksinimin e detyrueshëm për të kaluar kufirin nga Kanadaja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Operacioni i policisë nisi menjëherë pas deklaratës se manifestuesve iu ishte dhënë disa herë mundësia për t’u larguar, por asgjë nuk kishte ndodhur.

Mes të arrestuarve kishte dhe militantë të ekstremit të djathtë. Për shkak të situatës së krijuar, parlamenti ka qëndruar i mbyllur, dhe pse ishte planifikuar të diskutohej lehtësimi i masave anti covid.

Otava është ende në gjendje të jashtëzakonhme, pasi shumë banorë janë ankuar se janë kërcënuar dhe ngacmuar nga manifestuesit no vax.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!