Vatër e re infeksioni në Durrës, konfirmohen pozitiv çifti i bashkëshortëve

schedule13:44 - 3 Prill, 2020

schedule 13:44 - 3 Prill, 2020

Durrësi është qyteti i dytë në vend porsa i përket numrit të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.  Këtë të premte në qytetin bregdetar  janë konfirmuar dy raste të reja duke e çuar në 32 numrin e përgjithshëm të personave me koronavirus.

Gazetari Leonidha Musaj raporton për Abc News se dy rastet e rinj në Durrës, janë një çift ashkëshortësh 34 dhe 35 vjeç. Ndër të tjera gazetari bën me dije se sipas burimeve pranë spitalit të Durrësit dyshohet se në këtë rast kemi të bëjmë me një vatër të re infektioni.

Ndërkohë gjithashtu në Kavajë janë konfirmuar dy raste të reja duke e çuar në 8 numrin e personave të infektuar.

Gazetari i abcnews.al bën me dije se dy rastet e reja janë familjarë të një 60 vjeçari i cili është konfirmuar dy ditë më parë pozitiv me koronavirs. Ato janë bashkëshortja dhe djali i tij të cilët theksojnë se nuk e dinë nga mund ta kenë marrë infeksionin pasi nuk kanë pas kontakt me persona të infektuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!