Varianti i ri i Covid, Bullgaria rihap fluturimet me Britaninë

schedule12:17 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 12:17 - 23 Dhjetor, 2020

Bullgaria do të lejojë fluturime nga Britania e Madhe nga mesdita e sotme, duke u mundësuar kështu qytetarëve të vet që të kthehen pranë të afërmve të tyre për festa.

Vendi ballkanik mbylli kufijtë e tij ajrorë, tokësorë dhe detarë për udhëtarët nga Britania të dielën në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e llojit të ri të koronavirusit.

Udhëtarët nga Britania do të testohen dhe do të karantinohen për 10 ditë pas mbërritjes, sipas vendimit të qeverisë.