Varianti i ri i COVD, Spanja i vë “traun” 7 vendeve nga Afrika e Jugut

schedule17:35 - 30 Nëntor, 2021

schedule 17:35 - 30 Nëntor, 2021

Spanja ka njoftuar pezullimin e fluturimeve me disa nga vendet e Afrikës së Jugut duke nisur nga e enjtja e 15 Dhjetorit për shkak të përhapjes së variantit të ri të COVID, Omicron, i zbuluar për herë të parë pikërisht në këtë zonë.

Ky vendim është miratuar sot në mbledhjen e qeverisë dhe pritet të hyjë në fuqi brenda pak ditësh. Kjo lëvizje vjen një ditë pas zbulimit të rastit të parë me variantin e ri të COVID në Madrid

Kufizimet do të zbatohen për 7 vende, duke përfshirë Afrikën e Jugut, Bostvanën, Zimbabve, Namibia, Lesoto, Eswatini, Mozambiku dhe Malavi.

Këto kufizime mund të zgjerohen nëse është e nevojshme në varësi të ndryshimit të situatës dhe vendimi mund të merret duke u koordinuar me vendet e tjera të Bashkimit Europian.

Përjashtime nga ky rregull do të bëjnë ato fluturime që transportojnë shtetas spanjollë që banojnë në territorin e Spanjës dhe pasagjerë tranzit drejt një vend jashtë zonës Shengen me një ndalesë jo më shumë se 24 orë. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!