Vanoli: Ndoshta ky është limiti jonë! Duhet të punojmë si Laçi edhe ne

schedule19:18 - 5 Maj, 2022

schedule 19:18 - 5 Maj, 2022

Pika e parë për Dinamon nën drejtimin Rodolfo Vanoli. Trajneri italian në emisionin Gol pas Goli në Supersport tha:  “Jam i kënaqur për djemtë e mi, që kur kam qenë unë ka pasur performancë të mirë skuadra. Në ndeshjen e parë me Tiranën, Ibraimi ka humbur penallti dhe jemi penalizuar në vazhdim nga gabime individuale. Kjo edhe sepse kanë luajtur lojtarë të rinj dhe kjo është normale”.

“Formacioni është gjithnjë i njëjti, është punuar te individët. Nuk kanë qenë të mësuar me këtë përqendrim dhe ata që hynë sot nuk na ndihmuan, por na vendosën në vështirësi. Lojtarët që futen nga stoli duhet të bëjnë diferencën. Gjithmonë përpiqemi ta fitojmë ndeshjen dhe kemi futur sulmues, por ndoshta ky është limiti jonë”.

Rezultatet nuk më kënaqin. Kam ardhur për të sjellë një filozofi dhe jo thjesht për të mbyllur kampionatin. Ndaj puna do të shihet me kalimin e kohës, sidomos me rritjen e të rinjve. Ne kemi një projekt të qartë dhe kur është një projekt në mes duhet kohë.

Jam i bindur që këta lojtarë mund të ecin shumë përpara. Po i referohem Laçit, sepse atje punohet mirë. Kanë pasur lojtarë që para dy vitesh, i kanë ndërtuar në shtëpi dhe tashmë po luajnë. Kështu duhet punuar”. / abcnews.al