Valon Syla: Kam informacione që Hashim Thaçi kthehet në Kosovë në muajin prill

schedule21:42 - 13 Janar, 2021

schedule 21:42 - 13 Janar, 2021

Gazetari Valon Syla ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ish-presidenti Hashim Thaçi do të kthehet në Kosovë në muajin prill.

Këto komente ai ka thënë në emisionin Pressing në T7. “Kam informacione që Hashim Thaçi kthehet në prill”, ka deklaruar ai.

Ai shtoi se në historinë e Kosovës janë vetëm dy figura që do të futen në historinë e vendit duke veçuar këtu pikërisht Thaçin dhe Ibrahim Rugovën.

“Në historinë e Kosovës kanë me u mbajtë Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rugova”, shtoi Syla./mv.abcnews.al