Vala e dytë te pragu i derës, Hungaria mbyll sërish kufijtë

schedule21:44 - 1 Shtator, 2020

schedule 21:44 - 1 Shtator, 2020

Hungaria ka rimbyllur kufijtë duke implementuar masa edhe më te rrepta se ato të vendosura në kulmin e pandemisë.

Përgjatë shtatorit, vendi është i mbyllur për pothuajse të gjithë përveç qytetarëve hungarezë dhe rezidentëve, dhe madje edhe ata duhet të futen në karantinë pas mbërritjes.

Më parë, Hungaria kishte një seri korridoresh udhëtimi me vendet e “gjelbra” të BE-së dhe sektori i turizmit të vendit kishte filluar ta merrte veten javët e fundit, shkruan abcnews.al

Po ashtu Hungaria ka arritur që ta kontrollojë virusin më mirë se shumë vende evropiane, me një total prej vetëm 6,257 rastesh të konfirmuara deri më sot.

Sidoqoftë, rastet e reja ditore janë rritur duke nisur nga fillimi i gushtit.

Duke njoftuar lëvizjen gjatë fundjavës, kryeministri Viktor Orbán tha se një valë e dytë e koronavirusit “po troket në derë” dhe se parandalimi i saj kërkon “masa serioze”.

Të hënën, vendi bëri një përjashtim për qytetarët e tre vendeve të tjera të Evropës Qendrore me kusht që ata të kenë një test negativ për koronavirusin.

Qytetarët e të gjitha vendeve të tjera nuk mund të hyjnë edhe nëse kanë teste negative dhe janë të përgatitur për karantinë. /abcnews.al/