Vajzat e artit të tatuazheve tregojnë “sekretet”: Shumë klientë vijnë të mbulojnë emrin e ish-partneres

schedule09:21 - 25 Mars, 2024

schedule 09:21 - 25 Mars, 2024

Vajzat e artit të tatuazheve, Ina Buci dhe Ledina Gjoka kanë treguar sekretet e profesionit të tyre.

Të ftuara në “ABC e Mëngjesit”, ato kanë zbuluar se në Shqipëri është akoma tabu, por në botë artistet më të mira të tatuazheve janë femra.

Sakaq, vajzat kanë thënë se shpesh në studio i vijnë dhe klientë që duan të mbulojnë emrat e ish-partnerëve, apo ka dhe nga ata që vijnë për të realizuar emrin ose portretin e partnerit aktual.

“Në Shqipëri është akoma tabu, por në botë artistet më të mira të tatuazheve janë femra. Unë jam e mirë në tatuazhet me ngjyra, Ina është më e mirë te ato bardh e zi”, tha Ledina.

“Në studion tonë punon kështu, secili prej tatuatorëve ka një stil të vetin dhe në varësi të krijesës së klientit, menaxheri i ndan. Unë nuk kam background artistik, bëra një kurs dhe e kisha me shumë dëshirë. Ka shumë që vijnë bëjnë tatuazh emrin e personit të zemrës, ose që i mbulojnë, por nuk u sugjerojë t’i bëjnë. Njëra erdhi në studio dhe ishte në dilemë, të bëj emrin e të dashurit apo portretin, edhe i thash të bëj emrin më mirë”, u shpreh Ina./abcnews.al