Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vajza merr e-mail nga babi që vdiq 10 muaj më parë

schedule11:56 - 16 Qershor, 2020

schedule 11:56 - 16 Qershor, 2020

Një vajzë ka ndarë në rrjete sociale një histori të veçantë. Alyssa Mendoza, nga Manila zbuloi se ajo mori një email nga babai i saj në maj, dhjetë muaj pas vdekjes së tij, se si të organizonte një përvjetor martese për mamanë e saj, shkruan Daily Mail.

Alyssa tha se i ati e kishte planifikuar festën e 25 vjetorit të martesës me të shoqen një vit më parë, kur ishte ende gjallë. I ndjeri që vdiq nga një sëmundje në veshka, kishte paguar gjithashtu një dyqan lulesh që t’i dërgonte së shoqes lule çdo ditëlindje, Shën Valentin dhe përvjetor, për vitet në vazhdim.

Në emailin, të cilin ai e planifikoi që para vdekjes së tij, që t’i dërgohej disa javë para datës së rëndësishme, babai i saj i kërkoi Alyssas që të ndiqte udhëzimet e tij për letrën, në mënyrë që nëna e saj të përjetonte përvjetorin e ëndrrave.



‘Në fillim, unë u tremba ta hapja emailin sepse, kush nuk do të frikësohej të merrte dhe të hap një email nga dikush që vdiq 10 muaj më parë? Dy ditë pasi pashë njoftimin, vendosa të hap postën elektronike dhe nuk mund ta besoja atë që lexoja. Dashuria e babait tim për nënën time është e pakufizueshme.“, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!