Vajushi pranë largimit nga Rumania, projektohet rikthimi tek ekipi italian

schedule21:36 - 13 Janar, 2021

schedule 21:36 - 13 Janar, 2021

Armando Vajushi u transferua në futbollin rumun një vit më parë. Sulmuesi shkodran arriti akordi me Petrolul, që garon në divizionin e dytë të futbollit rumun.

6 gola ka realizuar 29-vjeçari me këtë ekip, prej të cilit po tenton të largohet. TMW raporton se Vajushi i ka kërkuar drejtuesve ndërprerjen e bashkëpunimit.

Dëshira e tij është rikthimi në Itali, aty ku ka provuar disa aventura me skuadra si Chievo, Livorno, Pro Vercelli dhe Avellino.

Me këta të fundit u aktivizua në periudhën janar 2018-qeshor 2018. Avellino renditet në vendin e tretë të grupit C të Serie C dhe është gati t’i dhurojë një kontratë lojtarit ofensiv nga Shkodra. /abcnews.al