Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vaditja e tokave të Myzeqesë/ Vjosa “shuan etjet” në këto ditë të nxehta

schedule13:13 - 16 Gusht, 2024

schedule 13:13 - 16 Gusht, 2024

Megjithë thatësirën dhe temperaturat e larta kanalet vaditës në Fier janë plot, duke i dhënë ujë mijëra hektarëve tokë bujqësore në Fier.

Falë lumit Vjosë dhe pastrimit të kanaleve vaditës, bashkia e Fierit arrin të furnizojë me ujë pjesën më të madhe të të mbjellave.

Në kushtet e temperaturave të larta, sistemi i ndërtuar dekada më parë, është burimi i vetëm i ujit për bujësinë dhe fermeret në Myzeqe.



Përvec Vjosës sistemi vaditës i Fierit furnizohet edhe me rezervuarët e ujit të ndërtuar në të njëjtën periudhë me sistemin bonifukues.

Vaditja në këtë periudhë të vitit është domosdoshmëri për të mbjella si misri dhe foragjeret.

Vaditja kryhet me kapacitet të plotë përvec zonave ku kanalet e parcelave janë ende të bllokuar.

Sistemi i bonifikimit u ndërtua në vitet 1960 dhe mbulonte 100% të sipërfaqjes bujqësore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!