Arrestohet kambisti pa licencë në Durrës, i sekuestrohen lekët

schedule09:37 - 30 Shtator, 2022

schedule 09:37 - 30 Shtator, 2022

Një 60-vjeçar që ushtronte në mënyrë të kundërligjshme aktivitetin e këmbimit valutor në Durrës është arrestuar.

Burime nga policia bëjnë me dije se në vijim të operacionit policor të koduar “Informaliteti” u arrestua në flagrancë shtetasi H. A., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 9, Durrës, për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në rrugë, duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma të konsiderueshme parash, të valutave të ndryshme, të cilat shtetasi H. A. i kishte përfituar nga ky aktivitet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al/