Ushtria ukrainse nxjerr shifrat: Po i dërrmojmë rusët, dhjetra avionë dhe qindra tanke të shkatërruar

schedule12:39 - 4 Mars, 2022

schedule 12:39 - 4 Mars, 2022

Ushtria ukrainase lëshon vazhdimisht vlerësimet e humbjeve që Moska ka pësuar që nga fillimi i pushtimit. Në bilancin e fundit për 9 ditë luftë (24 shkurt deri më 4 mars), Ukraina thotë se rreth 9,166 trupa ruse janë vrarë. Një numër i ngjashëm u përmend më herët nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Ukraina thotë se humbjet e tjera ruse përfshijnë:

Të paktën 251 tanke

33 avionë

37 helikopterë

404 automjete

105 sisteme artilerie

Këto shifra janë shumë më të larta se ato të cituara nga Moska, e cila thotë se ka humbur 498 trupa deri më tani në konfliktin njëjavor.

KËTU lexoni gjithçka nga lufta sot në Ukrainë

Siç është standard gjatë konflikteve të armatosura, nuk është e mundur të verifikohen shifrat e ofruara nga asnjëra palë – të cilat mund të kenë një interes të ulin shifrat e veta dhe të rrisin humbjet e armikut.

/abcnews.al