Ushtria amerikane aplikon “testin e nuhatjes” për të zbuluar të prekurit me Covid-19

schedule08:55 - 7 Prill, 2020

schedule 08:55 - 7 Prill, 2020

Si në të gjithë botën, edhe në Amerikë, një nga shqetësimet më të mëdha në lidhje me Covid-19 është përparimi i pandemisë dhe mundësia e infeksionit përmes njerëzve që nuk kanë simptoma dhe mund të transmetojnë virusin.

Për këtë arsye, ushtria amerikane po aplikon prej pak ditësh një test të thjeshtë që ka në bazë uthullën.

Si fillim, ishte ushtria amerikane e vendosur në Korenë e Jugut ajo që filloi të aplikonte këtë provë të thjeshtë e cila tregon për një nga efektet më pak të dukshme të Covid-19.

Pa matur temperaturën ose pa e pyetur personin në lidhje me historinë e udhëtimit të anëtarëve të familjes ose gjendjen shëndetësore, personeli ushtarak amerikan në Korenë e Jugut po kryen “testin  nuhatjes”.

Rojat e sigurimit ndalojnë çdo vizitor dhe i ofrojnë atij një copë të pambukut të zhytur në uthull.

Ata persona që nuk mund të nuhasin dot aromen do të kontrollohen më tej.

Siç dihet, dëmi i parë që bën virusi sapo hyn në hundë është sulmi ndaj nervit nuhatës dhe bllokimi i molekulave të aromës.

“Simptoma kryesore për 30 për qind të pacientëve me raste të buta është humbja e erës (ose anosmia), sipas studimeve të fundit, dhe 66% e pacientëve Covid-19 vuajnë nga anosmia”.

Një zëdhënës për forcat amerikane të vendosura në Korenë e Jugut tha për “NewsWeek” se procedura ka nisur të premten në pika të ndryshme të hyrjes.

Mjekët zbuluan shumë raste të njerëzve që kishin vetëm këtë simptomë pa pasur ndonjë simptomë tjetër./abcnews.al