Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth ka njoftuar se personeli ushtarak i moshës 30 vjeç e lart do t’i nënshtrohet testeve për mungesë testosteroni si pjesë e kontrolleve vjetore shëndetësore.
Në një video të postuar në rrjetin social X, Hegseth tha se kontrollet do të behen për të siguruar që ushtarakër amerikanë kanë nivelet e duhura të testosteronit për të vepruar në formën më të mirë.
“Unë po autorizoj një program të ri shqyrtimi për mungesën e testosteronit për anëtarët tanë të shërbimit, për të siguruar që ju të keni nivelet e duhura të testosteronit për të vepruar në maksimumin tuaj absolut. Nën mbikëqyrjen e profesionistëve tanë mjekësorë të klasit botëror, ushtarët e moshës 30 vjeç e lart do të testohen çdo vit si pjesë e vlerësimeve të tyre periodike shëndetësore. Ne thjesht po e shtojmë këtë test. Ata nën 30 vjeç mund të zgjedhin vullnetarisht të bëjnë testin gjithashtu. Nëse rekomandohet trajtimi, është tërësisht zgjedhja juaj të merrni terapi zëvendësuese me testosterone”, tha Hegseth.
Hegseth nuk specifikoi nëse kontrolli do të zbatohej për gratë, nivelet e testosteronit të të cilave gjithashtu bien ndërsa plaken.
Marrja e testosteronit për arsye jo-mjekësore, si rritja artificiale e muskujve pa recetën e mjekut, është rreptësisht e ndaluar në ushtri, por Hegseth tha se programi i ri nuk ka këtë synim.
Programi u përball me me kundërshtime nga disa demokratë, por disa të tjerë e aprovuan, duke e cilësuar të nevojshëm.
Senatorja Demokratike Tammy Duckworth e Illinois, një veterane e luftës në Irak dhe anëtare e komitetit të shërbimeve të armatosura, i bëri thirrje sekretarit të mbrojtjes të bënte të disponueshme testimin e hormoneve si për burrat ashtu edhe për gratë.
Njoftimi i Hegseth vjen pasi Sekretari ameirkan i Shëndetësisë, Robert F Kennedy Jr, dhe zyrtarë të tjerë të administratës kanë kërkuar të heqin pengesat ndaj mjekëve, që t’u japin testosteron burrave.
Sekretari i shëndetësisë e ka propozuar atë si një zgjidhje për një “krizë fertiliteti” kombëtare.



