Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ushtarët rusë hedhin granata trullosëse kundër protestuesve në qytetin “bërthamor”, 4 të plagosur

schedule17:45 - 2 Prill, 2022

schedule 17:45 - 2 Prill, 2022

Autoritete në qytetin ukrainas në Enerkhodar, i cili është kapur nga forcat ruse, thanë se trupat ruse kanë përdorur forcë për të shpërndarë një demonstratë pro-ukrainase, ndërsa raportohet se kanë arrestuar disa nga protestuesit.

Banorët e qytetit u mblodhën në qendër të Enerkhodar në Ukrainën jugore, duke kënduar himnin kombëtar kur ushtarët rusë mbërritën dhe i futën disa nga protestuesit në automjete ushtarake, sipas një postimi të qeverisë lokale në mediat sociale.

Ndërkohë avokatja e popullit për të drejtat e njeriut në Ukrainë, Lyudmila Denisova, ka thënë se katër persona u plagosën, disa me djegie të rënda, në incidentet e protestës.



BBC thekson se informacioni nuk është konfirmuar nga burime të pavaruara.

Lexo edhe: VIDEO/ Ukrainasit këndojnë himnin kombëtar në qytetin e tyre, ushtria ruse shpërndan turmën me dhunë

“Okupatorët po shpërndajnë demonstratën me shpërthime”, thuhet në një postim përkatës (Telegram), së bashku me një video që tregon përdorimin e bombave tymuese dhe grumbullimin e tymit karakteristik të bardhë, pranë qendrës kulturore të qytetit.

BBC ka publikuar pamje nga protesta, ku ushtarët ruse kanë hedhur granata të shumta trullosëse për të shpërndarë turmën.

Autoritetet ukrainase thanë gjithashtu se kishte pasur bombardime në qytet, por BBC nuk mund ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë.

Enerhodar ndodhet përgjatë lumit Dnipro në Ukrainën jugore , atje banojnë e punëtorët centralit bërthamor, pranë Zaporizhzhia./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!