Usain Bolt i futet futbollit, do të mbajë numrin e rekordeve

schedule09:50 - 31 Maj, 2018

schedule 09:50 - 31 Maj, 2018

Usain Bolt mund të jetë mbreti i atletikës, por mesa duket kjo nuk e ndalon që të provojë aventura të reja.

Tetë herë fituesi i medalje së artë Olimpike do të trajnohet për një javë me një ekip norvegjez.

Bolt ka filluar të stërvitet me skuadrën e Stromsgodset dhe është parashikuar që të martën e ardhshme të luajë një ndeshje kontrolli kundër Norvegjisë U21.

Xhamajkani u tërhoq vitin e kaluar nga atletika dhe gjithmonë e ka shprehur dëshirën për t’iu futur futbollit.

Këtë vit, ai është stërvitur me klubin e njohur gjerman, Borussia Dortmund dhe ekipin afrikanojugor, Mamelodi Sundowns.

Bolt, ambasador i firmës së njohur sportive Puma, u shoqëruar në Norvegji nga shefi ekzekutiv i kompanisë, Bjorn Gulden, i cili ka luajtur më parë me Stromsgodset.

Nërkohë, drejtori sportiv i skuadrës norvegjeze, Jostein Flo, u shpreh shumë i lumtur që Bolt kishte ardhur për t’u stërvitur.

“Është lojtar futbolli i mirë, përndryshe nuk do stërvitej me ne”, tha Flo

Ai tha gjithashtu se Bolt do t’i jepet fanella me numrin 9.58, që është rekordi i tij botëror në garën për 100 metra./abcnews.al